leoni

Nënkryetari Nura ka takuar drejtorët e shkollave të Skenderajt

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe drejtori i DKA-së Bekim Latifi kanë bashkëbiseduar me drejtorët e shkollave të Skenderajt. Në takim u bisedua për përfundimin me sukses të vitit shkollor si dhe për rezultatet e arritura të shkollave gjatë vitit në procesin edukativo-arsimor. Gjithashtu u diskutua edhe për përgatitjet për Testin e Arritshmërisë dhe Testin e Maturës të cilave do tu nënshtrohen nxënësit e klasave të 9-ta dhe ata të klasave të 12-ta. Nënkryetari Nura i falënderoi të gjithë mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave për punën dhe rezultatet që po tregojnë shkollat e Skenderajt në nivel vendi. Ai po ashtu kërkoi nga drejtorët që të vazhdojnë punën profesionale në ngritjen e mëtutjeshme të cilësisë në arsim, pasi kushtet për punë në shkolla janë shumë të mira dhe kuadri profesional i kualifikuar. Drejtorët u zotuan për vazhdimin e përkushtimit për punë profesionale në menaxhimin cilësor të shkollave të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …