Nënkryetari Nura ka vizituar fshatin Izbicë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka vizituar fshatin Izbicë të Skenderajt. Qëllim i vizitës ishte inspektimi i punimeve në asfaltimin e rrugëve të lagjeve Bajraj, Spahiu dhe Smakaj të këtij fshati, si dhe bashkëbisedimi me banorët. Në takim me izbicasit, Nënkryetari Nura i siguroi ata se Komuna e Skenderajt vazhdon të jetë e përkushtuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve duke ndërtuar infrastrukturë moderne në secilin fshat dhe në secilën lagje. Kësaj pjese të Izbicës, përveç bukurive natyrore që ka, po i shtohet edhe rruga e re e asfaltuar. Banorët e lagjeve Bajraj, Spahiu dhe Smakaj u shprehën shumë të kënaqur me asfaltimin e rrugëve në lagjet e tyre, duke theksuar se asfaltimi i tyre e përmirëson shumë jetë e tyre. Me këtë rast Nënkryetari Nura me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë lapidarit të dëshmorit Sami Bajra dhe martirit Bajram Bajra që gjendet buzë rrugës që mban emrin e dëshmorit Sami Bajra i rënë heroikisht më 27 mars të vitit 1999. Bashkëbisedimi me babain e dëshmorit Sami Bajra, ishte shumë frymëzues për punë të mëtutjeshme në realizimin e amanetit të dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …