Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Ahmet Delia” në Skenderaj ka kremtuar ditën e shkollës me promovim të punës së nxënësve.
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe Drejtori i Arsimit Bekim Latifi, kanë uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës për sukseset në punën edukative dhe arsimore.
Kremten e saj kjo shkollë e ka shënuar në mënyrë të veçantë, më prezantimin e punës kreative të nxënësve në të gjitha lëndët mësimore.
-
Nura ka parë nga afër edhe prezantimet e punës së nxënësve te prezantuara nga vet ata.