Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura po qëndron në Kroaci në kuadër të një vizite zyrtare studimore me qëllim të shkëmbimit dhe përfitimit nga përvojat e komunave kroate në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Fokus i vizitës është marrja e përvojës në fushën e trajtimit të mbeturinave në disa komuna urbane të Kroacisë dhe hartimi i planeve për menaxhimin e mbeturinave.
Vizita po realizohet me iniciativë të GIZ-it në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Republikës së Kosovës.