Nënkryetari Nura takoi banorët e Likoci

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu, ka takuar banorët e fshatit Likoc. Temë e bashkëbisedimit ishte realizimi i projekteve nga Komuna e Skenderajt në këtë lokalitet.Nura i informoi pjesëmarrësit me vazhdimin e ndërtimit të rrugëve ne lagjet e fshatit Likoc, projekte këto që janë duke vazhduar së realizuari. Rrugët “Agim Ramadani”, “Spitali i UÇK-së” dhe rruga në lagjen Musliu të Likocit janë projektet që janë diskutuar me banorët e këtushëm.

Banorët u interesuan për modalitetet e realizimit të projekteve rrugore, si dhe u interesuan edhe për projektet e kanalizimit fekal dhe zgjerimit të rrugës nga Rezalla deri në Likoc.

Nënkryetari Nura i informoj qytetarët e Likocit se projekti i zgjerimit të rrugës nga Rezalla në Likoc do të realizohet në vitin 2017. Ndërsa për projektin e kanalizimit ai informoi se ky projekt është në listën prioritare të projekteve për vitin 2017.

Pjesëmarrësit ngritën shqetësime edhe për ndërprerjet e energjisë elektrike dhe problemet me ujësjellës.

Udhëheqja komunale premtoi adresim të shqetësimeve të ngritura në fushat ku komuna ka kompetenca.

Krejt në fund nga banorët e Likocit u kërkua mirëkuptim gjatë realizimit të projekteve infrastrukturore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …