Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka bërë me dije se kandidat i vetëm i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se, pavarësisht se Veseli ofroi gatishmëri për të hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit, partitë e tjera nuk reflektuan dhe kështu që PDK-ja nuk do të bëjë më asnjë kompromis rreth kësaj çështje. Bajrami ka mohuar se me një veprim të tillë PDK-ja është duke e bllokuar formimin e institucioneve të vendit. Sipas tij, bllokuesit janë ata që tentojnë t’ia mohojnë një të drejtë kushtetuese PDK-së, zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ai ka treguar për gatishmërinë e PAN-it për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të enjten dhe për ta propozuar Veselin kandidat për kryetar të Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …