Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura ka bashkëbiseduar me të rinjtë e Skenderajt

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt z. Fadil Nura ka pasur një bashkëbisedim me të rinjtë e Skenderajt në kuadër të projektit “Angazhimi i rinisë në procese politike dhe zgjedhore” të mbështetur nga USAID, përmes IFES të implementuar nga PEN.

Të rinjtë pjesëmarrës kanë ngritur një varg çështjesh dhe problematikash që i preokupojnë ata dhe kanë kërkuar përkrahje të projekteve të tyre, si dhe janë shfaqur të interesuar për projektet që po realizon Komuna e Skenderajt në të gjitha fushat.

Në fjalën e tij, Nënkryetari Nura përmendi disa aspekte në të cilat komuna e Skenderajt ka arritur të përkrahë rininë, si në sport, në projektet rinore dhe në projekte që prekin interesat e rinisë në Skenderaj. Ai potencoi se me gjithë kufizimet buxhetore Komuna e Skenderajt po bënë përpjekje që të përkrahë rininë sidomos në sport, ku ka përmendur të arriturat në futboll, volejboll dhe shigjetari.

Të rinjtë pjesëmarrës kanë ngritur edhe çështjen e mungesës së hapësirave sportive dhe rekreative. Ndër problemet në këtë aspekt u përmend edhe mospërfundimi i punimeve në Palestrën e Sportit.

Me këtë rast Nënkryetari Nura sqaroi se implementues dhe mbikëqyrës i projektit të Palestrës Sportive është Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, duke shprehur edhe ai shqetësimet për vonesat në përfundimin e këtij projekti, më shpresën që ky i njëjti do të përfundohet shpejt, pasi janë dhënë premtime nga Ministri i Kulturës që ky projekt do të përfundojë brenda pjesës së dytë të vitit.

Të rinjtë janë interesuar edhe për mbarëvajtjen e disa projekteve infrastrukturore, për mbeturinat, ujësjellësit dhe shkollat.

Të pranishmëve u është drejtuar edhe zyrtari lokal i Komisionit Qendror të zgjedhjeve z. Imer Ahmetaj, i cili ka folur në përgjithësi për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Në fund të rinjtë kanë realizuar një simulim të kuvendit Komunal, me ç’rast Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu ka sqaruar mënyrën e punës së këtij institucioni si dhe mënyrën e vendim-marrjes dhe diskutimeve nga këshilltarët komunalë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …