Nënkryetari i Skenderajt shoqëron personat me aftësi të kufizuara në një piknik në liqenin e Batllavës

Shoqata e personave me aftësi të kufizuara Handikos nga Skenderaj ka organizuar piknik një ditor në liqenin e Batllavës. Përveç anëtarëve të shoqatës në piknik kanë marrë pjesë nënkryetari i komunës së Skenderajt z.Fadil Nura dhe kryesuesi i kuvendit Ismet Salihu.

Pjesëmarrësit qëndruan në natyrë duke u argëtuar me muzikë dhe lojëra të ndryshme të planifikuara për këtë rast.

Ky piknik edhe këtë vit është përkrahur nga nënkryetari Nura. Pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje dëshmon interesimin e institucioneve lokale për t’i dalë në ndihmë kësaj kategorie të popullsisë në mënyrë që ata të ndihen të barabartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …