Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka qëndruar në fshatin Makërmal ku ka bashkëbiseduar me banorët e lagjeve Goxhuli dhe Asllani të këtij fshati.
Tema të bashkëbisedimit ishin projektet infrastrukturore, në veçanti projekti i rrugëve në këto dy lagje.
Nënkryetari Nura ka dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e banorëve të të gjitha moshave sa i përket projektit që po realizohet në këtë pjesë të fshatit.
Banorët u shprehën të kënaqur me ralizimin e projektit të asfaltimit të rrugës, duke përmendur edhe kërkesat e tyre në këtë drejtim. Ata shprehën edhe shqetësimet e tyre për mungesë të kanalizimit dhe ujësjellësit në fshat.
Nura u premtoi banorëve të Makërmalit se shumë shpejt do të fillojë hartimi i projektit të kanalizimit për këtë fshat.