Aida Dërguti

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, mbajti një fjalim në Strasburg

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, në fjalimin e saj të mbajtur  në Strasburg ka thënë se Kosova është një rrëfim kolonizimi, që zgjati gati një shekull. Serbia  gjatë luftës së fundit në Kosovë, vrau më shumë se 12.000 njerëz. Mbi 95% e tyre ishin civilë të pambrojtur – kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar. Më shumë se 3,000 janë rrëmbyer, dhe 1,600 persona janë ende të pagjetur. Ka pasur 20.000 gra dhe vajza të dhunuara. Mbi 740.000 shqiptarë janë dëbuar me forcë nga vendi, ndërsa 120.000 shtëpi janë shkatërruar nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe.

Fjalimi i mbajtur në Strasburg nga nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Znj. Aida Dërguti, në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kosova është një rrëfim kolonizimi që zgjati gati një shekull, dhe i përpjekjës së vendosur të popullit të saj për çlirim nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Shteti serb, gjatë luftës së fundit në Kosovë, vrau më shumë se 12,000 njerëz. Mbi 95% e tyre ishin civilë të pambrojtur – kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar. Më shumë se 3,000 janë rrëmbyer, dhe 1,600 persona janë ende të pagjetur. Ka pasur 20,000 gra dhe vajza të dhunuara. Mbi 740,000 persona janë dëbuar me forcë nga vendi, ndërsa 120,000 shtëpi janë shkatërruar nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe.

Pavarësisht këtyre krimeve, Serbia ka refuzuar të kërkojë falje dhe ende e pretendon Republikën e Kosovës si pjesë të territorit të Serbisë, pndërkohë që financon në mënyrë të drejtpërdrejt strukturat paralele kriminale të saj brenda Kosovës, që mbajnë nën kontroll të armatosur një të katërtën e territorit. Serbia nuk e ka tejkaluar të shkuarën e saj koloniale. Përkundrazi, ajo është duke u përpjekur për të ringjallur atë nëpërmjet taktikave të reja politike dhe ekonomike, dhe me anë të kërcënimit të vazhdueshëm të një lufte të re.

Vetëm në javët e fundit, ka pasur tri zhvillime të ndryshme të nisura nga Serbia: ndërtimi i murit ndarës në veri të Mitrovicës, arrestimi i Ramush Haradinajt, liderit të një partie politike, si rezultat i një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, një udhëheqës i cili u shpall i pafajshëm dhe si rezultat u lirua nga Tribunali i Hagës, dhe në fund, përpjekja për të drejtuar trenin nga Beogradi përmes Kosovës. Treni rus megjithatë u ndalua për shkak të mesazhit që mbante nga jashtë, të shkruar në 20 gjuhë të ndryshme, duke pretenduar se “Kosova është Serbi”.

Ky mesazh ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për pavarësinë e Republikës së Kosovës, që është njohur nga 113 shtete, e që sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklarata e pavarësisë e 17 shkurtit 2008, nuk ka shkelur asnjë rregull të aplikueshëm të ligjit ndërkombëtar. Këto njohje nuk janë arritur pa kundërshtimin e drejtpërdrejtë të Serbisë, e cila ka udhëhequr një fushatë gjithnjë e më negative ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …