Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, priti konsullin e Kanadasë në Zagreb, znj. Shinagawa. Takimi ishte në funksion të vënies së kontakteve mes grupeve të miqësisë në parlamentet e të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë. Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti, ka pritur konsullin e Kanadasë në Zagreb, zonjën Shinagawa, ndërsa takimi kishte për qëllim vënien e kontakteve mes grupeve të miqësisë në parlamentet e të dy vendeve. Në takim është diskutuar edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, për kontributin e jashtëzakonshëm të Kanadasë në mbështetje të Kosovës përgjatë dekadave, si dhe për bashkëpunimin e mëtejmë ndërparlamentar. Në takim u diskutua edhe për situatën politike dhe ekonomike në vend që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit, për qasjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në raport me minoritetet, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …