Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, e cila sipas saj është duke u munduar t’i fshehë të metat me propagandë. Ajo saktëson me fakte se realiteti i inflacionit, korrupsionit dhe izolimit të Kosovës nuk mund të fshehën me një tabelë, as me një fotografi. Prej 2021 deri me sot çmimi i miellit është rritë me 52%, çmimi i bukës me 48%, çmimi i qumështit me 37%, çmimi i sheqerit me 78%, e drutë e zjarrit me 54%. Kudo që shkoj, në secilin fshat e qytet, në secilën familje diskutimi kryesor është se partia në pushtet mashtroi, gënjeu dhe nuk mbajti asnjë premtim. I varfëroi dhe tash me gënjeshtra po tentojnë të vazhdojnë krimin, korrupsionin dhe biznesin me Nagip Krasniqin e Martin Berishajn”, ka shkruar, deputetja, Hykmete Bajrami.