Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas dorëheqjes së Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes. Ajo ka thënë me këtë rast se z. Mehaj ishte spektator, derisa kryeministri blinte dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte. Kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it, FSK-së i anulohej pjesëmarrja e në Stërvitjen “Mbrojtësi i Evropës 2023”, ndërsa për punë në ministri pyetej zëvendësministri”. Mehaj ka shikuar si spektator. Sa për një të ulur në parada ushtarake, më mirë që ka dhënë dorëheqje. Klima albiniane është padurueshme edhe për ministrat. Por, jo për ata që i shërbejnë kontratave njëburimore, shpenzojnë rezervat e shtetit pa procedurë e ambasadorëve skandalozë-milionerë. Jo vetëm dorëheqje, por duhet përgjegjësi!”, ka shkruar, nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …