Nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani në konferencën tha se akoma nuk ka fitues, deri në numrin e votës së fundit

Nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani në konferencën tha se akoma nuk ka fitues, deri në numrin e votës së fundit. Po ashtu Osmani tha se nuk mund t’i urojë fitoren Albin Kurtit pa u numëruar edhe vota e fundit. Besoj se pas numërimit të votave me kusht dhe të diasporës, mund të dalim me rezultatet. Dallimi është 0.7 për qind. Natyrisht që në fund do ta respektojmë vullnetin e sovranit. Vetëm pasi të numërohet edhe vota e fundit, atëherë mund të flasim për koalicionin. Përveç me PDK-në, me parti të tjera mund të bisedojmë”, tha ajo.   Sipas saj, më e rëndësishme është që opozita e deri sotme ka mposhtur partitë në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …