Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar kundër akuzave të Vetëvendosjes ndaj opozitës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar kundër akuzave të Vetëvendosjes ndaj opozitës, duke i cilësuar ato si shpërqendrime nga dështimet e qeverisjes së tyre. Në një postim të saj, ajo shprehu pakënaqësinë ndaj mënyrës së qeverisjes së  dhe akuzave të Vetëvendosjes ndaj partive opozitare. Në reagimin e saj, thuhet,  gjeje një parti në Kosovë që është lidere në shkelje serike të Kushtetutës, lidere në stagnim të zhvillimit ekonomik, lidere në izolim ndërkombëtar të Kosovës dhe në polarizimin e shoqërisë. Qysh more s’po ju vjen bile pak turp? Qe 4 vite në pushtet, kanë administruar 12 miliardë euro. E tani, në fushatë, ata do të duhej të hynin me punë e rezultate, e jo me akuza boshe për opozitën. Vlora Çitaku i akuzoi për mungesë investimesh kapitale, projekte zhvillimore dhe suksese, duke shtuar se Vetëvendosje po tregohet e paaftë të pranojë përgjegjësi për dështimet e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …