Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas përplasjeve të fundit në mes të zyrtarëve të qeverisë dhe partisë së Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut. Ajo e ka akuzuar qeverinë Kurti se është duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës. Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte. Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetëmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën. Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre. E çka bënë kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përçarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar. Seç e ka një mosdurim kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së. E turpshme. E mjerë. E rrezikshme”, ka shkruar, zonja Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …