Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrit të Kuturës, Hajrullah Çeku, i cili e ka quajtur dyfytyrëshe opozitën. Duke reaguar ndaj këtë etiketimi, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar se kritika ka të bëjë me atë që po e pranon tani partia në pushtet, e kur ishte në opozitë e kundërshtonte ashpër. Ajo ka shkruar se ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyfytyrëshe që po e kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionin. “Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i një marrëveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët. Turp”, ka shkruar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …