Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e akuzuar se po bën “gjueti shtrigash” të shkallës së gjerë, në Kosovë. Kritikat e Çitakut vinë pas lajmit të sotëm se Prokuroria e Specializuar ka bastisur shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi. Ajo thotë se Gjykata Speciale po e përndjek këdo që ka lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. KJo GJykatë u themelua për t’i hetuar pretendimet për trafikim të organeve. Ato tani kanë degraduar në nivelin e organizimit të gjyqeve të politizuara në Hagë dhe në gjueti shtrigash të shkallës së gjerë brenda Kosovës kundër gazetarëve, ish-këshilltarëve, apo kujtdo që ka lidhje me UÇK-në.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …