Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar liderët institucionalë për ndryshim të qëndrimeve në raport me dialogun dhe BE-në

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar liderët institucionalë për ndryshim të qëndrimeve në raport me dialogun. Ajo ka reaguar pas deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Shvarc, e cila ka thënë se  emisari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është i dështuar në këtë proces. Vlora Çitaku ka theksuar se veprime të tilla të bartësve të institucioneve i bëjnë joserioz, të papërgjegjshëm dhe qesharak. Njëherë thoni është i mirë propozimi i BE për Asociacionin, pastaj nuk është i mirë propozimi i BE-së. E kemi pranuar propozimin e BE-së. Nuk e kemi pranuar propozimin e BE-së. S’ka autonomi për serbët e Kosovës. Ka autonomi për serbët e Kosovës. Lajçaku është i mirë. Lajçaku është i keq’. Ju jeni  të papërgjegjshëm. Fatkeqësisht për shkak të pozitave institucionale që mbani, ju jeni të dëmshëm”, ka shkruar Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …