Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliu, pasi me pak vota më shumë u zgjodh kryetar, kishte deklaruar se Shtimja dhe komuna e saj tashmë janë çliruar nga Naim Ismajli. Kundër këtij deklarimi naiv dhe urrejtës të Qemal Aliut, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo ka thënë se Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar dhe kryetari i deritanishëm, Naim Ismajli bashkë me shumë gra dhe burra kanë luftuar dhe e kanë çliruar atë nga Serbia, ka saktësuar, zonja Çitaku. Partia Demokratike e Kosovës e ka qeverisur Shtimen qysh prej Qeverisë së Përkohshme të vitit 1999 e deri tani, por kryetari i ri mund edhe të mos e dijë se para 22 viteve ka pasur luftë në Kosovë dhe Shtimja ashtu sikur tërë Kosova ende i ka gjallë shumë nga çlirimtarët e saj. Qemal Aliu është përfaqësues i Republikës së Tretë virtuale të Albin Kurtit, andaj njëherë flet, pastaj mendohet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …