Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj pretendimit të kryeministrit Kurti e ministrit Murati

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj pretendimit të kryeministrit, Albin Kurti e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.  Këta kanë deklaruar se gjatë qeverisjes së Kosovës prej tyre, në vendin tonë janë mbi 400 mijë vende aktive të punës. E ndaj këtij konstatimi ke reaguar  edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Ajo ka shkruar Qeveria ka punësuar njerëz vetëm në Gjermani. “Është tashmë e ditur se populistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra.  E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai.  Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani.  Mos më besoni mua. Besnoni në të dhënat e Entit të Statistikave” ka shkruar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …