leoni

Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se lajmi për mos-liberalizimin e vizave është një lajm zhgënjyes

As pas mbledhjes së dytë të Grupit Punues lidhur me  Vizat, nuk ka pasur ndonjë konsensus për liberalizimin e tyre. Grupi Punues për Vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian ka diskutuar për heqjen e vizave për Kosovën, por  si edhe më parë dhe më shumë se 12 vjet nuk ka arritur asnjë rezultat. Shtetet anëtare diskutuan propozimin e Presidencës rreth kërkesës për ta lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS”, thuhet në një deklarim nga Këshilli i BE-së. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se ky është një lajm zhgënjyes. “Ndërlidhja e këtij procesi me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS nuk ka asnjë lloj kuptimi, në kohën kur qytetarë nga Venezuela deri në Tajvan udhëtojnë pa viza në zonën Schengen”, ka shkruar, zonja Çitaku.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …