Nënkryetarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, i bëri thirrje Hamasit palestinez të shpallur si organizatë terroriste, që të pajtohet për një armëpushim të menjëhershëm gjashtë-javor. Ajo kërkoi me ngulm Izraelit që të bëjë më shumë që të rriten dërgesat e ndihmës në Gazë. Palestinezë të pafajshëm në Rripin e Gazës po përjetojnë katastrofë humanitare, saktçsoi zonja Harris. Deklaratat e bëra më 3 mars janë ndër më të ashprat të bëra nga ndonjë udhëheqës i lartë i Qeverisë amerikane deri më tani sa i përket luftës mes Izraelit dhe Hamasit, që nisi në tetorin e vitit të kaluar. Nënkryetarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala i kërkoi Qeverisë izraelite që të paraqesë mënyra specifike se si mund të dërgohet më shumë ndihmë në enklavën palestineze ku qindra mijëra persona po përballen me uri.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …