Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ka vizituar Zonën e Demilitarizuar koreane dhe qytetin kufitar Panmunjom, ku ka thënë se “epoka e durimit strategjik” me Korenë e Veriut ka përfunduar. Pence tha se SHBA-të duanë të veprojë për këtë çështje përmes veprimeve paqësore dhe negociatave. “Por të gjitha opsionet janë në tavolinë, teksa ne vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah me popullin jugkorean”, ka theksuar Pence, gjatë vizitës së tij në fshatin Panmunjom. Duke folur nga Shtëpia e Lirisë, pak metra nga vija ushtarake e demarkacionit, ai është shprehur se “banorët e Koresë së Veriut, ushtria verikoreane, nuk duhet të gabohen për vendosmërinë e SHBA-së për të qëndruar përkrah aleatëve”. Vizita e Pence në kufirin në mes të Koresë së Jugut dhe Veriut, vjen në kohën kur tensionet në gadishull janë rritur pas programit bërthamor të Phenianit. Një ditë më parë, Veriu dështoi të lansoi një raketë, e cila shpërtheu pothuajse menjëherë pasi u lëshua.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …