Gjatë vizitës së tij në Kosovë, nënkryetari amerikan, Xho Bajden është takuar me kryekuvendarin, Kadri Veseli dhe kryeministrin, Isa Mustafa, ndërkohë ai po takohet me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se ka takuar zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden. Sipas tij gjatë takimit me z. Biden, ai i ka uruar atij mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “I urova mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mikut tonë të çmuar, zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe Familjes së tij. Shtetet e Bashkuara janë sinonim i lirisë dhe pavarësisë tonë ka thënë, kryekuvendari, Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …