Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë

Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Hale e viziton sot Kosovën

Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale do të qëndrojë sot për vizitë në Prishtinë. Vizita e tij e cila ka për qëllim nxitjen e palëve për vazhdim të dialogut, ka nisur dje në Beograd, ku ka takuar udhëheqësit serb, ndërsa sot në Prishtinë do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës.Kjo vizitë pritet të jetë vendimtar lidhur me epilogun që do të marrë taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Kujtojmë se javën që lamë pas, zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara, qëndruan për dy ditë në Kosovë, për të siguruar pezullimin e tarifave ndërsa paralajmëruan shtimin masave ndëshkuese nëse Kosova vazhdon të refuzojë kërkesat e tilla. Kërkesat e Amerikës kanë nxitur përplasje në mes spektrit politik në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …