leoni

Misioni amerikan në OSBE: Amerika dhe Kosova janë partnerë të palëkundur me një histori të fortë

Nënsekretarja Amerikane e Shtetit, Elizabet Allen, foli për partneritetin e ngushtë dhe të fortë mes Kosovës e Amerikës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabet  Allen, ka theksuar fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të fortë mes Kosovës dhe Amerikës. Ajo vuri në pah se, pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera, çdo miqësi përfshin momente diskutimi për çështje ku është e nevojshme të bëhet progres. Allen përmendi  çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si një nga temat kyçe të diskutimeve. Ne kemi një partneritet të fortë me Kosovën, pa mëdyshje. Por, në çdo partneritet, në çdo miqësi të ngushtë, ka momente kur bisedoni në mënyrë të sinqertë dhe kështu pjesë e këtij partneriteti janë diskutimet e sinqerta me homologët tanë për çështje kur shohim se ka fusha për përparim shtesë – qofshin diskutimet për Asociacionin, ndalimin e mallrave serbe, këto janë fusha ku do të kemi diskutime të sinqerta për fushat ku shohim mundësi për përparim më të madh në këtë partneritet, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …