leoni

Nënshkruhen dy marrëveshje investues mes Fatmir Matoshit dhe Kryetarit Begaj

Memorandumi është nënshkruar mes ushtruesit të detyrës së ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe Kryetarit të Komunës së Malishevës Ragip Begaj. Ushtruesi i detyrës së ministrit në MMPH, Fatmir Matoshi theksoi: ”Sot pata takim me Kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begajn dhe arritëm t’i nënshkruajmë dy marrëveshje,  në të parën do të investohen, 300 mijë euro ku është paraparë rregullimi i shtratit të lumit Mirusha. Dhe investimi i dytë, në kanalizimin afro nëntë kilometra i gjatë që pikëfillimin e ka në fshatin Lladrovc, Carrallukë dhe Malishevë e që ka vlerën prej 220 mijë eurosh, me kaq nuk do të përfundojnë investimet në Komunën e Malishevës, por do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të investojmë në infrastrukturë e cila do të përmirësoi jetën e qytetarëve” tha në fund të takimit, Fatmir Matoshi. Kurse, Kryetari Begaj tha: “Edhe këto dy projekte dhe projektet të tjera që po investohen, janë në kuadër të angazhimeve të Komunës së Malishevës, por rregullimi i shtratit të lumit Mirusha, dhe kanalizimit që përfshijnë fshatrat Lladrovc, Carrallukë dhe Malishevën, do të ndikojë, në rritjen e mirëqenies për banorët e Komunës së Malishevës dhe krijimin e kushteve  më të mira për jetë” përfundoi Begaj. Qeveria lokale, po vazhdon me investime kapitale dhe po thithë  edhe investime nga niveli qendror, që t’i realizoi planet  socio-ekonomike  që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve të Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …