Nënshkruhen kontratat me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Skenderaj

Në një ceremoni të organizuar nga komuna e Skenderajt, janë nënshkruar kontratat me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, në kuadër të thirrjes së Drejtorisë së Administratës respektivisht Njësia për të Drejtat e Njeriut-Zyra për Barazi Gjinore. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, drejtori Hamit Geci dhe zyrtarja Qefsere Dautaj, të cilët i kanë përgëzuar përfituesit e subvencioneve publike, duke ofruar gjithë bashkëpunimin në funksion të realizimit të aktiviteteve të projekteve. Këto subvencione për 7 organizata joqeveritare po ndahen për herë të parë nga Njësia për të Drejtat e Njeriut-Zyra për Barazi Gjinore.

May be an image of 9 people, people studying, bureau, office and text that says 'risje Mirẽ dhe Transparente'

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …