Nënshkruhet deklarata kundër dhunës ndaj grave në politikë

Nënshkruhet deklarata kundër dhunës ndaj grave në politikë

Në një aktivitet  të mbajtur në Prishtinë, u nënshkrua Deklarata Kundër Dhunës ndaj Grave në Politikë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe mbështetje nga Misioni i OSBE-së. Ky dokument vjen pas “Konferencës Kundër Dhunës ndaj Grave në Politikë” dhe ka për qëllim të adresojë dhunën dhe diskriminimin ndaj grave në politikë, duke theksuar angazhimin për të mbrojtur të drejtat e grave dhe promovuar pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën publike. Në fjalën e saj, Cornelia Tejlor, ushtruese e detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, theksoi rëndësinë e luftës kundër dhunës dhe diskriminimit, duke siguruar përfshirjen dhe mundësinë e bashkëpunimit të grave në politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Driton Selmanaj

Driton Selmanaj ka akuzuar Kurtin për pafytyrësi, pasi në të kaluarën Ibrahim Rugovën e kishte quajtur “kolaboracionist”

Vizita e kryeministrit Albin Kurti në shtëpinë e Ibrahim Rugovës, ka shkaktuar reagime të shumta. …