Nënshkruhet Deklarata për promovim të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve

Në një ceremoni të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), është nënshkruar Deklarata e përbashkët për të promovuar dialogun ndërmjet komuniteteve në komunat Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri dhe Podujevë. Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin drejtori i Administratës nga Komuna e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj, kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport nga komuna e Skenderajt, Ramiz Shala, i cili ka nënshkruar deklaratën në emër të kryetarit të Komunës, Bekim Jashari. Nënshkruesit janë deklaruar se qëllimi i nënshkrimit ka të bëjë me promovimin e dialogut dhe respektimin ndërmjet komuniteteve në komunat tona po ashtu edhe në tërë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …