leoni

Nënshkruhet kontrata me operatorin ekonomik për fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës Junik-Gjeravicë

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës me interes nacional e interes strategjik lokal Junik-Gjeravicë. Asfaltimi i rrugës Junik-Gjeravicë, projekt strategjik komunal me interes nacional për zhvillim të turizmit dhe me ndikim direkt në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për Komunën e Junikut ka vlerën monetare 4,416,859.77 Euro në kohëzgjatje prej 36 muaj nga nënshkrimi i kontratës, për t’iu hapur rrugën zhvillimit të projekteve tjera me bazë në eko-turizëm e degët respektive karakteristikë e Bjeshkëve të Junikut. Asfaltimi i rrugës Junik-Gjeranicë është parakusht për zhvillimin e hovshëm të turizmit, indikatorë në zhvillimin ekonomik dhe krijim të kushteve për investime në bjeshkët e Junikut. Projekti strategjik rruga Junik-Gjeravicë financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …