Nënshkruhet Kontrata për financimin e Festës së vjeljes së rrushit ,,Hardh Fest” 2024

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim Agron Sokolin, drejtor ekzekutiv i Shoqatës “Hardh Fest”, me ç’rast kanë nënshkruar një kontratë të rëndësishme për financimin e Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest” 2024, i cili do të mbahet më 6, 7 dhe 8 shtator 2024.Kjo festë e madhe do të vazhdojë të mbetet një ndër ngjarjet më të mëdha kulturore, e cila do të bëjë bashkë adhurues të shumtë në një festë të rrallë për kulturën dhe trashëgiminë tonë bujqësore. Me mbështetjen e fortë të Komunës së Rahovecit, këtë vit, Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, fuqishëm do ta dëshmojë që vazhdon të kryesojë si një ndër festat më të mëdha që do t’i gërshetojë bashkë verën, rakinë dhe muzikën, të cilat festës i japin ngjyrim dhe identitet. Jemi të bindur që partneriteti i suksesshëm mes Komunës së Rahovecit dhe Shoqatës “Hardh Fest” siguron një mbarëvajtje të suksesshme të festës e cila do të mbetet e paharrueshme për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …