Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e parkut solar prej 100 MW, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Konzorciumit të udhëhequr nga “Orllati Group”

Sot, kryetari Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij , në mjediset e Ministrisë së Ekonomisë, përcollën ceremoninë e nënshkrimit të kontratës ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe operatorëve të udhëhequr nga Konzorciumit “Orllati Group” me partnerë ndërkombëtarë e vendorë, për ndërtimin e parkut solar prej 100 MW, në territorin e Komunës së Rahovecit, thënë më saktë, në fshatrat Guri i Kuq dhe Kramovik. Konzorciumi i udhëhequr nga “Orllati Group” do të investojë mbi 70 milionë euro për ndërtimin e parkut solar, çka e bën një ndër parqet solare më të mëdha në Evropë. Kryetari Latifi falënderon institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë për këtë investim, i cili do të ndikojë në sigurinë e furnizimit me energji dhe do të ketë ndikim në krijimin e vendeve të punës!

Urime!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama vizitoi dy qendra të rëndësishme për të ardhmen teknologjike dhe inovative të Kosovës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama vizitoi dy qendra të rëndësishme për të …