U nënshkrua kontrata për ndërtimin e Sheshit Qendror të Rahovecit, në vlerën: 3,817,347.79 €. Pas asistimit profesional në të gjitha fazat dhe procedurat ligjore deri te hapja e konkursit ndërkombëtar të projektimit, ku kanë aplikuar 80 studio të arkitekturës nga 37 vende të botës e të 5 kontinenteve, juria profesionale me tre anëtarë ndërkombëtarë e dy vendorë, me unanimitet ka vendosur për projektin e hartuar nga arkitektët: Thomas Boerendonk nga Holanda, Daniel Arce Chu nga Uruguaji dhe Nguyen Duy Minh nga Vietnami, të cilët i kanë dhënë Rahovecit një dizajn ikonik dhe shumfunksional, ashtu siç e kërkuan qytetarët rahovecian. Përmes këtij projekti, synohet që të kenë qasje në hapësira publike të sigurta, të shëndetshme dhe për të gjithë qytetarët, e në veçanti për fëmijët, të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta. Gjithashtu, synohet edhe krijimi i mundësive të reja për biznes dhe rritja e cilësisë së jetës urbane. Disa të dhëna se çka parashihet në Sheshin Qendror të Rahovecit:
-
Projekti do të pozicionohet aty ku takohen shtegu i këmbësorëve dhe shëtitorja e gjelbër që ka edhe shtegun për biçiklistë dhe lidh veriun dhe jugun e qytetit me qendrën;
-
Qendra e sheshit është në formë rrethore, e përshtatshme për ngjarje të mëdha dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për funksione ditore;
-
Ndërtimi i Qendrës së Komunitetit në lokacioni e Tregut ekzistues që do ta ndajë sheshin e vogël te “Hardhia” me Sheshin Qendror;
-
Tregu ditor (i mbyllur);
-
Parkingu nëntokësor dhe mbitokësor;
-
Zhvendosja e stadiumit të qytetit dhe mbyllja e rr. Bajram Veliu që ndodhet anash stadiumit;
-
Ndërtimi i një rruge të re te parkingu ekzistues që lidh rr. Xhelal Hajda – Toni dhe Ibrahim Rugova;
-
Hapësira të reja gjelbëruese etj.