Nënshkruhet marrëveshja e bashkëfinancimit për hartimin e hartës zonale për Komunën e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, priti në takim përfaqësuesin e GIZ-it, Shkelqim Dacin. Begaj dhe Daci, nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për hartimin e hartës zonale për Komunën e Malishevës, si vazhdimësi e memorandumit të marrëveshjes e cila u nënshkrua një vit më parë, (2019) dhe vazhdon edhe për vitin 2020. Ata, vlerësuan se ky projekt po realizohet sipas planifikimit dhe bashkëpunimit e bashkëfinancimit në mes të GIZ-it dhe Komunës së Malishevës dhe pritet që projekti në fjalë të ndihmoj si institucionet publike ashtu edhe qytetarët tanë. Në fund të takimit të dy palët, u zotuan që ashtu si është planifikuar projekt edhe të realizohet brenda afatit kohor, dhe të vazhdohet me bashkëpunim edhe në projekte tjera , ku do të përfitojnë qytetarët e komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …