Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Islamic Relief Kosova dhe Komunës së Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka pritur në takim Drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, ku edhe kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e projektit “ujë të pijshëm, për njerëz në nevojë”, përkatësisht hapjen  e puseve për banorë të Komunës së Drenasit. Kryetari Lladrovci ka falënderuar drejtorin e Islamic Reliefit, Soliman për bashkëpunimin në realizimin e projektit për ujë të pijshëm, hapjen e puseve për familjet në nevojë dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në projekte tjera. Lladrovci ka shtruar si kërkesë mundësinë e gjetjes se donatorëve për ndërtimin e pendës së Vërbocit, pasi që Qeveria e Republikës së Kosovës, këtë projekt e ka lënë në heshtje. Drejtori i Islamic Reliefit, Dr.Mohamed Soliman, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në realizimin e projekteve të tjera.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …