Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Abdyl Ymeri, kanë pritur në takim drejtorin e Programit “Up to Youth”, Daniel Cruz, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e Programit për Ngritjen e të rinjve në Skenderaj. Në kuadër të kësaj marrëveshje bashkëpunimi do të realizohet një projekt pesë vjeçar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i cili ka për qëllim përfshirjen e rinisë, duke i mobilizuar dhe angazhuar ata për të bërë ndryshime të caktuara. Pjesë e këtij programi do të jenë të rinjtë e moshave 15-24 vjeçare, të cilët do të ndahen në dy grupe të moshave 15-18 dhe 18-24 vjeçare, duke zhvilluar aktivitete të caktuara për këto mosha. Nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur komuna deri me tani me organizatën USAID, duke treguar gatishmëri edhe për përkrahje të mëtutjeshme nga komuna për realizimin e këtyre projekteve. “Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me ju, për të mirën e të rinjve të Skenderajt, të cilët për shkak të historisë së luftës se fundit në Kosovë, jam i vetëdijshëm se e kanë me së të nevojshme përfshirjen e tyre në trajnime të ndryshme”, tha nënkryetari Lushtaku. Nga ana tjetër drejtori i Programit “Up to Youth”, Daniel Cruz deklaroi se qëllimet kryesore të këtij memorandum bashkëpunimi janë:
-
Mobilizimi i rinisë për të qenë forcë e ndryshimeve pozitive
-
Zhvillimi dhe demonstrimi i shkathtësive të buta/jetësore për rininë
-
Zhvillimi, ndërtimi dhe mbështetja e partnerëve të qëndrueshëm për kultivimin e një mjedisi ku rinia mund të përfshihet.