Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për realizimin e programit të USAID-it që synon të mbështesë punësimin e të rinjve të Hanit të Elezit

Nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mallzum Qajani dhe Shqipe Breznica, Koordinatore e Projektit nga organizata Help, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të programit trajnues “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim”. Ky program është i financuar nga projekti i USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida). Në bazë të marrëveshjes së arritur, Komuna e Hanit të Elezit dhe organizata Help do të bashkëpunojnë me qëllim të nxitjes së punësimit dhe ndërmarrësisë tek të rinjtë e cenueshëm dhe me mundësi të kufizuara ekonomike të kësaj komune. Gjithashtu, komuna e Hanit të Elezit do të bashkëfinancojë këtë program lidhur me aktivitetet që do që do të zhvillohen në këtë komunë. “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim” mbështetet në idenë se përkrahja e të rinjve të Kosovës në ndërmarrësi i mundëson ata t’i zhvillojnë shkathtësitë që do të rrisin mundësitë e tyre për punësim dhe jetesë të qëndrueshme. Programi gjithashtu synon të shënjëstrojë të rinjtë të cilët konsiderohen të jenë në rrezik për të mbetur të papunë për kohë të gjatë tek të cilët mund të thellohet ndjenja e zhgënjimit. Përveç komunës së Hanit të Elezit, ky program do të zbatohet edhe në Gjilan, Viti, dhe Kaçanik. “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim” do të implementohet nga Help gjatë 15 muajve të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …