Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim ndërinstitucional Komuna e Junikut-UBT

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi ka pritur në takim rektorin e UBT-së prof.Dr Edmond Hajrizi, të cilin e ka njoftuar me prioritet dhe potencialet, zhvillimet dhe strukturimin e punëve në komunën e Junikut. Rektori i UBT-së ka falënderuar kryetarin Kuçi për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e vazhdueshme në aktivitetet e Universitetit, ku u shpreh që frymën e mirë kooperuese me komunën e Junikut deri më tani e sheh si mundësi për thellim bashkëpunimi, duke shprehur gatishmërinë që resurset humane dhe kapacitetet tjera nga 29 programe dhe 150 laboratorë të ndryshme të Universitetit t’i vëjë në funksion të zhvillimit të projekteve në nivel lokal. Komuna e Junikut është e hapur për bashkëpunim me partner serioz si UBT dhe shpreh gatishmërinë për ofrim të punës praktike për student nga fusha të ndryshme andaj dhe të gjitha kapacitetet komunale do të jenë në dispunueshmëri të zhvillimit të projekteve të përbashkëta-u shpreh kryetari Kuçi. Mes dy institucioneve u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim në jetësimin e projekteve me ndikim në zhvillim të qëndrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …