leoni

Nënshkruhet Marrëveshja për ekstradim midis Kosovës dhe SHBA

Kryetarja në largim, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan në vendin tonë, Greg Delawie, nënshkruan sot marrëveshjen e ekstradimit midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në ceremoninë e nënshkrimit, kryetarja Jahjaga u shpreh se kjo marrëveshje jo vetëm që shënon një hap të rëndësishëm, por edhe thellon bashkëpunimin midis dy vendeve. “Me këtë marrëveshje, dy shtetet garantojnë që kriminelet që paraqesin rrezik për shtetet tona do të ndjeken dhe do të vihen para drejtësisë”, tha kryetarja Jahjaga. Në anën tjetër, ambasadori Delawie theksoi se kjo marrëveshje e shfuqizon një marrëveshje të mëhershme mes SHBA dhe Serbisë. Sipas tij “kjo marrëveshje është mekanizëm që të rrisë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës”. Ai, më tutje, u shpreh se shteti amerikan do t’i aftësojë prokurorët, policët e gjyqtarët për të dhënë ndihmën e tyre në luftën kundër korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …