Banorët e fshatrave Doganaj, Elezaj, Duraj, Gabrricë, Bajnicë dhe Koxhaj të komunës së Kaçanikut, së shpejti do të kenë të rregulluar problemin e kanalizimit, falë projektit të përbashkët të financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, nënshkroi marrëveshjen me Mefail Vogliqin, përfaqësues i kompanisë që do të kryej punimet në këtë projekt. Kryetari Ilazi e konsideroi këtë projekt jetik për banorët e kësaj ane, që do të lehtësoj mirëqenien e qytetarëve, dhe do të krijoj kushte më të mira ambientale në këtë anë. Kryetari Ilazi falënderoi MMPH-në për mjetet e ndara për këtë projekt, ndërsa shtoi se me një pjesë të vogël ka participuar edhe komuna e Kaçanikut, mjete të tubuara nga taksat e qytetarëve, të cilat vazhdimisht po kthehen në rregullimin e jetës dhe mirëqenies qytetare. Projekti do të kushtoj 312 mijë euro, ndërsa punët do të kryhen brenda afatit të paraparë sipas kontratës, përkatësisht për periudhën tre mujore.