Nënshkruhet marrëveshja për financimin e dy projekteve të rëndësishme infrastrukturore për Ferizajn nga MAPL dhe DEMOS

Në kuadër të Granit të Performancës që ndan Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe DEMOS për komunat e Republikës së Kosovës, përfituese e së cilës është edhe komuna jonë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu paraditen e sotme ka nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi dhe financimi, atë të projektit të asfaltimit të rrugës së Reçakut deri tek rreth rrotullimi si dhe projektin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Nerodime. Projekti i parë, ai i asfaltimit të rrugës së Reçakut deri tek rrethrrotullimi kap shumën 169,121.00€ ndërsa projekti i dytë, ai i ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Nerodime është gjysëmfinancim nga ana e MAPL në shumën prej 51,932.00€ ndërkaq Komuna e Ferizajt do të financoj edhe 131,168.00€ në këtë projekt. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi për mbështetjen dhe financimin e këtyre dy projekteve, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke u shprehur se grante të tilla janë ndihmesë e madhe në orientimin e buxhetit komunal në projekte të tjera kur dihet gjendja e rëndë financiare nëpër të cilën po kalon aktualisht qeverisja lokale. Ditëve në vijim do të nisin procedurat tenderuese për fillimin e realizimit të këtyre projekteve mjaft me peshë për infrastrukturën në komunën tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …