Nënshkruhet marrëveshja për grantin e performancës

Me grantin e performancës të nënshkruar sot ndërmjet Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi pritet të realizohen këto projekte:

1. Ndërtimi i rrugëve në qytet: Rrugët “Ibrahim Rugova”, “Xhelal Hajda” dhe “Rifat Dina”, në vlerë prej 424 mijë e 372 euro.

2. Ndërtimi i kolektorit dhe i shtratit të lumit Hoçë e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac deri në Krushë të Madhe, në vlerë prej 592 mijë e 373 euro.

3. Fushat sportive dhe parqet, në: Nagac, Xërxë, Rahovec, Pataqan i Poshtëm, në vlerë prej 190 mijë euro.

4. Rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Sapniq, në vlerë prej 200 mijë euro.

5. Ndërtimi i kanalit të kullimit të tokave bujqësore Fortesë – Celinë (faza II), në vlerë prej 208 mijë euro.

6. Ndërtimi i shtandeve (tezga) mobile për mbajtjen e panaireve, në vlerë prej 30 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …