Nënshkruhet marrëveshja rajonale për financimin e strehimores në Pejë

Pesë komuna rajonale si : Peja, Klina, Istogu, Deçani dhe Juniku, të enjten në një ceremoni të rasti të organizuar nga Misioni i OSBE-së, kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e strehimores ( Shtëpisë së Sigurtë) në Peje, për viktimat e dhunës.

Me këtë marrëveshje, kryetarët e pesë komunave janë zotuar që do të këtë mbështetje në financim të qëndrueshëm për strehimoren në Pejë, në bazë të numrit të banorëve të tyre. Aktualisht në strehimore janë 12 viktima.

Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të fushatës kundër dhunës në familje dhe Misioni i OSBE-së e ka mirëpritur këtë marrëveshje të rëndësishme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …