leoni

Nënshkruhet marrëveshje bashkëfinancimi në mes Komunës së Junikut-MAPL-SDC-DEMOS

Në praninë e ministres së MAPL-së Emilija Redžepi dhe kryetarit të Komunës së Junikut Agron Kuçi është nënshkruar marrëveshjet tripalëshe (MAPL–Komunë-SDC-DEMOS) për bashkëfinancim të projekteve kapitale nga granti i performancës komunale 2020. Ky grant bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të Qeverive Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze. Marrëveshja kanë për qëllim zbatimin e kritereve, parimeve, procedurave dhe rregullave ligjore të bashkëfinancimit dhe shpenzimit të mjeteve materiale konform dispozitave ligjore dhe në pajtim me Rregullat e Grantit të Performancës Komunale. KOMUNA E JUNIKUT si projekt kapital bashkëfinancues ka “Asfaltimin e rrugës lokale Junik-Gjocaj”. Vlera totale e projektit 220,000 €, prej të cilave 187,254 € mjete të grantit të performancës (GP) dhe 32,746 € bashkëfinancim nga komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …