leoni

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Ferizaj dhe Odës Ekonomike të Kosovës

Gjatë ditës së sotme Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, kanë pritur në një takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna. Në këtë takim janë diskutuar çështje të shumta, por është bërë nënshkrimi edhe i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës së Ferizaj dhe Odës Ekonomike të Kosovës për funksionalizimin e Qendrës së Trajnimeve në Greme dhe shndërrimin e saj në Qendër Rajonale Ballkanike për trajnime dhe certifikime ndërkombëtare. Qëllimi i kësaj marrëveshje është marrja në shfrytëzim e objektit, përfshirë hapësirave brenda dhe jashtë objektit si dhe parkingjet e Qendrës së Trajnimeve në fshatin Greme. Komuna e Ferizajt, pritet të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me Odën Ekonomike të Kosovës.

May be an image of 2 people, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …