Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Ferizajt dhe organizatës Aksionit për Nëna dhe Fëmijë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, shumë shpejt do të bëhet me një dhomë për promovimin dhe edukimin shëndetësorë.

Kjo u bë e ditur sot gjatë një takimi që patë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, shef i QKMF-së, Albert Sherifi si dhe Fitim Sadiku përfaqësues i organizatës Aksioni për nëna dhe Fëmijë (AMC).

Edukimi dhe promovimi shëndetësor janë kompetente të pandashme të kujdesit shëndetësor në tri nivele shëndetësore. Qëllimi i tyre qëndron në informimin dhe vetëdijesimin e popullatës mbi faktorët e rrezikut, parandalimin e sëmundjeve dhe problemeve shëndetësor.

U bë e ditur se objektiv i kësaj marrëveshje është sigurimi i hapësirave të përshtatshme brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare për zhvillimin e sesioneve edukative dhe promovuese sipas standardeve të përcaktuara me udhëzimin administrativ.

Donatorë i aparaturës së punës është UNICEF, ndërsa zhvillimin profesional do ta bëjë stafi i organizatës Aksioni për nëna dhe Fëmijë (AMC).

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë dhe Krivo Palanka rikthejnë bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me komunën …