Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – anëtar ekzekutiv i organizatës “CNVP”, me të cilin kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi. Ky memorandum i nënshkruar sot nga kryetari Haliti dhe z. Lushi, është rezultat i diskutimeve dhe propozimeve për bashkëpunim të ndërsjellët, në mes të përfaqësuesve të komunës së Vitisë dhe kësaj organizate, brenda projektit për “Përdorimin e Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore për Mjedis dhe zhvillim Ekonomik”, përmirësimit të sektorit të pylltarisë, biomasës drusore dhe Inkubatorit të Agrobiznesit – një hapësirë për punësimin e grave dhe gjenerimin e të ardhurave. Për më tepër, ky memorandum mbulon bashkëpunimin midis Komunës së Vitisë dhe CNVP-së për aktivitetet përgatitore, aktivitetet organizative dhe mbledhjen e informacionit për finalizimin e studimit dhe zhvillimit të Inkubatorit të Agrobiznesit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …