Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Kaçanikut dhe Helvetas Swiss Intercorporation

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Luan Hotin- Koordinator i projektit “Aftësitë për Punësim Rural” nga Helvetas- Swiss Intercorporation. Kryetari Ilazi tha se përmes këtij memorandumi Komuna e Kaçanikut do të bashkëpunoj në të gjitha aktivitetet që do të parashihen në projekt, ndërsa do të merr përsipër edhe përgjegjësitë financiare që do të ketë. Kryetari tha se institucionet komunale mbeten të përkushtuara në krijimin e lehtësirave për të gjithë donatorët, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aktivitete në të mirë të rinisë siç është punësimi i të rinjve si dhe inkuadrimi i tyre në ndërmarrësi. Nga ana tjetër Luan Hoti Koordinator i projektit, tha se qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i të ardhurave dhe mundësive të punësimit të të rinjve, në veçanti grave dhe pakicave, si dhe ekonomive familjare rurale në komunat e maleve të Sharrit dhe juglindjes së Kosovës. Projekti “Aftësitë për Punësim Rural” do të zgjatë deri në vitin 2018, ndërsa përfitues do të jenë të rinjtë e papunë, gratë dhe ekonomitë familjare rurale si prodhues në zinxhirin furnizues apo të punësuarit e bizneseve lokale dhe ofruesit e trajnimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …